Page 136 - Demo
P. 136


                                    Xhudi iu ngjit bregores prapa shtëpisë dhe shkoi te koteci i pulave. Qentë filluan të loznin me pulat, ndërsa djali vazhdoi të ecte përmes kopshtit të madh të perimeve, ku misri i gjelbër ishte bërë më i gjatë se ai vetë.Pastaj iu ngjit së përpjetës dhe shkoi përmes gëmushave me sherbelë, ku uji i ftohtë i burimit, që vinte nga lart, binte te një ulluk i rrumbullakët prej druri. U përkul, u freskua dhe piu ujë me etje. Kur u ngrit, pa poshtë në fermë shtëpinë e bardhë, të rrethuar me lule të kuqe dhe kasollen me dru selvie. Natyra në atë zonë qe vërtet e bukur, por nata edhe gjatë verës ishte e freskët. Pas shpinës së Xhudit dëgjoheshin cicërimat e ëmbla të zogjve.MËNGJES NË FSHATLexojmëT r e g i m134
                                
   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140