Page 14 - Demo
P. 14


                                    NESËR NË SHKOLLËShëno me si u ndjeve ditën e parë të shkollës. i/e kënaqur i/e lumtur i/e trishtuar i/e shqetësuarJehona është shumë e emocionuar. Ajo ka shumë punë për të bërë. Nesër fillon shkolla.Vështron me dashuri librat e klasës së parë, Abetaren, Matematikën dhe të gjitha fletoret.– Faleminderit, Abetare! Do të të mbaj gjithmonë në zemrën time. Abetarja i përgjigjet: – Jehona! Tani që do të fillosh klasën e dytë, të lutem, bëj kujdes! Përdori mirë shkronjat dhe fjalët!Ndërkohë, mami hyn në dhomë që ta ndihmojë për të bërë çantën gati.Së bashku futin në çantë librat, fletoret, lapsat me ngjyra, stilolapsin,vizoren, fletoren e vizatimit, gomën dhe një palë gërshërë të vogla. Jehona do që t’i marrë të gjitha me vete. – Nuk duhen të tëra që ditën e parë të shkollës, – i thotë mami.– Më mungon ndonjë gjë? – pyet Jehona e shqetësuar. Gjithçka duket në rregull.LexojmëT r e g i m12
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18