Page 140 - Demo
P. 140
Unë jam Blerta. Gjyshi im jeton në fshat. Ai ka një shtëpi dhe një kopsht shumë të bukur, ku ka mbjellë pemë, fruta dhe perime. Unë kënaqem shumë kur shkoj atje. Vrapoj në ajër të pastër, mbledh lule dhe luaj me qengja dhe me qenin që e dua shumë.Një ditë, më mori malli për gjyshin dhe i telefonova:– O gjysh, më ka marrë malli, nuk më pritet sa të vijë vera. Pse nuk vjen të rrish ca ditë te ne?Pasi u mendua pak, gjyshi më tha:– Të shoh moj bijë, se kam shumë punë këto kohë. Kafshët dhe bimët duan shumë kujdes.GJYSHI IM1. Dëgjo pjesën e parë të tregimit. Përgjigju pyetjeve. Kush e tregon këtë histori? Për kë tjetër flitet në të? Ku jeton Blerta? Po gjyshi i saj? Cilat janë punët që bën gjyshi i Blertës në fshat? Si e kalonte kohën Blerta kur shkonte në fshat, te gjyshi? Çfarë i kërkoi Blerta gjyshit në telefon? Pse? Si mendoni ju, do të shkojë gjyshi ta takojë Blertën? Pse?1Dëgjojmë138

