Page 141 - Demo
P. 141


                                    Megjithëse nuk ma dha fjalën, në mëngjes, gjyshi e mbushi makinën me patate, mollë, ftonj, gjalpë të freskët, qumësht e mish dhe u nis. Kur arriti në hyrje të qytetit, u hutua nga gjithë ato tabela dhe ndërtesa që pa. Nuk dinte cilën rrugë të merrte dhe kishte të drejtë. Nga hera e fundit që kishte qenë në qytet, shumë gjëra kishin ndryshuar. Mendimi i parë që i erdhi në mendje ishte: – Këtu humbet! Më mirë të kthehem. Jam më mirë atje, në fshatin tim... Por pastaj iu kujtuan fjalët e mia, na mori në telefon dhe tha:– Jam në hyrje të qytetit. Ju pres këtu...2. Dëgjo pjesën e dytë të tregimit. Përgjigju pyetjeve. Ç’bëri gjyshi i Blertës? Si u ndje ai kur arriti në hyrje të qytetit? Pse? Ç’mendim i erdhi gjyshit? Si vendosi në fund ai?3. Diskuto me shokët e shoqet dhe ndërto një mbyllje tjetër për këtë tregim.4. Nënvizo fjalët që përshkruajnë fshatin dhe punët që kryhen atje.Diskuto për ndryshimet midis fshatit dhe qytetit. 5. Po ti, a ke ndonjë ndodhi të ngjashme për të treguar? 6. Luani në role tregimin që dëgjuat.23456139
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145