Page 142 - Demo
P. 142
Dashuria për natyrën fillon që në fëmijëri. Fëmijët duhet të shëtitin në parqe dhe hapësira të gjelbra, me këmbë ose biçikletë, të luajnë duke bërë kollotumba në bar, të përqafojnë pemët, të lahen nëpër lumenj, madje edhe të bëhen me baltë e dhe. Shëtitjet në natyrë u japin mundësi të njohin shumë kafshë të ndryshme.Mbjellja e ndonjë bime, në kopsht apo edhe në ballkon, u sjell gëzim të veçantë fëmijëve. Natyra na fal dritë, ujë, ushqime, të cilat nuk duhet t’i çojmë dëm. Të përdorim aq sa na duhen.Por, të gjitha këto gjëra duhet të bëhen pa ndotur mjedisin. Kështu tregojmë respekt për natyrën, sepse është një pasuri e përbashkët.TË DUAM NATYRËNkollotumba – këtu: rrokullisem në bar.pasuri – sende, mjete, vlera të rëndësishme që kanë njerëzit. Fjalë të rejaKur fillon dashuria për natyrën?Çfarë veprimtarish bëjmë në natyrë?Çfarë na jep natyra?LEXOJ DHE KUPTOJ Pse themi që natyra është pasuri e përbashkët?REFLEKTOJLexojmë140

