Page 144 - Demo
P. 144
1. Lexo letrën dhe nënvizo veprimet që kryejnë fëmijët në grup.LETËR SHOQES2. Ktheji përgjigje letrës së Drinit, duke treguar se çfarë do të bësh ti dhe shokët e tu për të zbukuruar mjedisin e shkollës ose të lagjes.3. Me anë të një letre, kërkojuni ndihmë nxënësve të klasës së 9-të për mirëmbajtjen e këndit sportiv të shkollës.E dashur Ejona!Të përshëndes, Drini123Po të shkruaj këtë letër për të treguar për një veprimtari të bukur që kemi bërë në shkollë për mbrojtjen dhe zbukurimin e mjediseve të saj. Ne u organizuam në tri grupe. Grupi i ambientalistëve mbolli lule dhe leu trungjet e pemëve në oborrin e shkollës. Grupi i shkruesve përgatiti fletëpalosje për mbrojtjen e mjedisit, të cilat iu shpërndanë komunitetit përreth shkollës. Grupi ku unë bëja pjesë, vendosi në oborrin e shkollës kosha për materialet e riciklueshme. Secilit kosh i vendosëm një etiketë që tregonte llojin e materialit që do të hidhej aty brenda. Prindërit dhe mësuesit na përgëzuan. Më shkruaj edhe ti për veprimtaritë që keni bërë në klasën tuaj.Shkruajmë142

