Page 146 - Demo
P. 146
MILINGONAT DHE GJINKALLAMilingonat ndodheshin të mbyllura në fole, ndërsa jashtë ishte kohë e keqe.– Oh, sa mirë kur je brenda, i mbrojtur!– Ndihemi kaq të qeta! Ushqime kemi me bollëk! Kemi punuar shumë gjatë verës dhe tani po i shijojmë frytet e punës sonë.– Po, por mua më mungon diçka, s’di të them çfarë, por...– E di unë. Është shumë qetësi këtu poshtë.– Na mungojnë gumëzhitjet, këngët, tingujt që dëgjohen jashtë.– E mban mend sa e bukur ishte zukatja e mprehtë e gjinkallave? Kush po troket?– Tak-tak! Jam një gjinkallë që po ngrij nga të ftohtit dhe po më grin uria. Ju lutem shumë, hapeni derën!– Eja, eja brenda! Si qenke bërë! Mirë që të paska mbetur kitara, të paktën. Do të ngopesh me të ngrënë dhe pastaj do të na këndosh diçka. – Sa mirë që erdhe ti, gjinkallë e shtrenjtë! Mend po pëlcitnim nga mërzia.N. ViçiniShëno me ose me .Milingonat rrinin jashtë në të ftohtë dhe ishin shumë të uritura. Milingonave u mungonte zhurma, kënga e gjinkallës. Milingonat nuk e mirëpritën gjinkallën. Milingonat u gëzuan nga ardhja e gjinkallës. Milingonat u kujdesën që gjinkalla të ngrohej e të ushqehej.LEXOJ DHE KUPTOJ LexojmëF a b u l144

