Page 150 - Demo
P. 150
Dreri zbriti në breg të lumit për të pirë ujë. Uji ishte i qartë si pasqyrë. Aty ai pa veten dhe iu duk shumë e bukur. Më shumë i pëlqyen brirët që i kishte të gjatë dhe degë-degë. Kur pa këmbët, rrudhi fytyrën dhe belbëzoi i dëshpëruar: “Sa të këqija e të shëmtuara që i kam këmbët!”. Kur, papritur, nga pylli doli një luan i madh. Ai u vërsul drejt drerit. Dreri ua mbathi këmbëve nëpër fushë... Por ç’e do! Kur u fut në pyll, brirët iu ngatërruan nëpër degë dhe luani menjëherë e arriti dhe e kapi. Dreri i shkretë foli me dëshpërim: “Sa budalla që paskam qenë! Unë mendoja se këmbët e mia janë të këqija dhe të shëmtuara, por ato mund të më shpëtonin, kurse brirët, që mendoja se i kam të bukur, më sollën fundin!”L. TolstoiDRERILEXOJ DHE KUPTOJ belbëzoj – flas në mënyrë të paqartë.ua mbathi këmbëve – iku me shpejtësi, me vrap.Fjalë dhe shprehje të rejaKjo fabul na mëson se: pamja e jashtme është shumë erëndësishme; gjërat nuk duhen vlerësuar vetëm nga pamja e jashtme. Diskuto në grup zgjedhjen tënde. REFLEKTOJShëno me përgjigjen e saktë.Kur pa veten në ujë, drerit i pëlqyen: këmbët trupi brirët.Drerit iu dukën këmbët: të bukura të shëmtuara të degëzuara.Kush mund ta shpëtonte drerin? këmbët brirët luaniLexojmëF a b u l148

