Page 152 - Demo
P. 152
Macja është kafshë shtëpiake. Ajo është kushëri me luanin, tigrin dhe panterën. Sytë e maces mund të shohin kur ka fare pak dritë, madje dhe kur është errësirë. Mustaqet e saj shumë të ndjeshme e paralajmërojnë për pengesat e ndryshme.Macja i dallon tingujt më mirë se njeriu. Ajo mund ta ndiejë zhurmën e hapave apo të makinës së të zotëve të shtëpisë, shumë më përpara se t’i shohë.Macja është kafshë lozonjare dhe përkëdhelet shumë kur luan me fëmijët dhe të rriturit. Ajo është një ndër kafshët më të afërta të njeriut.NJË TIGËR I VOGËLpanterë – kafshë mishngrënëse, me trup të madh, me lëkurë të verdhë me njolla të zeza.Fjalë të rejaÇfarë është macja?Me kë ngjan ajo?A shikon macja njëlloj si ne?Si dëgjon macja?Për çfarë e ndihmojnë mustaqet?Si i ndien zhurmat ajo?Çfarë bën macja në shtëpi? A të pëlqen të kesh një mace? Nëse do të kishe një, çfarë do të bëje me të?Pse? Diskuto me shokët.LEXOJ DHE KUPTOJREFLEKTOJLexojmë150

