Page 155 - Demo
P. 155
Pastaj e shoqëroi drejt një palme. Majmuni i kërkoi gjirafës t’i merrte frutat që ishin lart, në majë, dhe që ishin më të ëmblat. Gjirafa vërtet e kishte qafën shumë të gjatë, por sado që përpiqej, nuk arrinte t’i kapte frutat.Majmuni u ngjit në pemë dhe i mori frutat vetë. Kur zbriti në tokë, majmuni i tha gjirafës: – E shikon, e dashur, je më shtatlarta, më e bukura, por nuk mund të jetosh dot pa të tjerët.Gjirafa e mbajti vath në vesh mësimin dhe, që nga ajo ditë, filloi t’i respektonte të tjerët e të bashkëpunonte me ta.Shëno me përgjigjen e saktë.Gjirafa bukuroshe: i donte kafshët e tjera, nuk respektonte askënd.Majmuni vendosi: t’i japë gjirafës një mësim, ta lëvdonte gjirafën për bukurinë e saj.Majmuni i kërkoi gjirafës: ta ndihmonte të ngjitej në pemë, të merrte ca fruta nga pema.Gjirafa: e mori frutën me lehtësi, nuk mundi ta merrte frutën.Majmuni arriti ta marrë frutën, sepse: kërceu me shkathtësi nëpër pemë, u ngjit mbi kokën e gjirafës.Në fund, gjirafa: filloi të bashkëpunonte me kafshët e tjera, nuk ndryshoi sjellje.Kjo përrallë na mëson: Bukuria është shumë e rëndësishme. Të respektojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.LEXOJ DHE KUPTOJ SHKRUAJShkruaj dy cilësi të:gjirafës ____________ ____________ majmunit ____________ ____________Nënvizo në tekst fjalitë ku tregohen këto cilësi.REFLEKTOJ153

