Page 157 - Demo
P. 157


                                    Shkruaj një këshillë për arushët.ARUSHËT DHE DHELPRADy arushë gjetën një copë djathi dhe vendosën ta ndanin barabar. Ndërsa flisnin, aty kaloi një dhelpër dhe i pyeti përse po diskutonin me aq zjarr.– Nuk dimë si ta ndajmë në pjesë të barabarta, – iu përgjigjën.– E bëj unë, – tha dhelpra.Dhe e ndau djathin në dy pjesë.– E shikon që është gabim! – u hodhën përpjetë arushët. – Njëra gjysmë është më e madhe se tjetra. Atëherë, dhelpra i dha një të kafshuar copës më të madhe. – Tani është copa tjetër më e madhe! – thirrën të dy arushët.Dhe dhelpra e kafshoi edhe gjysmën tjetër. Por sërish copat e djathit nuk ishin të së njëjtës madhësi dhe kështu, kafshim pas kafshimi, djathi mbaroi.– Por e ndamë në pjesë të barabarta, ama, – ia bëri dhelpra. – Asnjëri nga ju të dy nuk mori një thërrime djathë më shumë se tjetri! LEXOJ DHE KUPTOJ SHKRUAJShëno me përgjigjen e saktë.Arushët u treguan: të zgjuar mendjelehtë.Dhelpra u tregua: dinake e drejtë.Cila fjalë e urtë lidhet me pjesën?  Kur zihen dy vetë, fiton një i tretë. Kush ka një mik, ka një thesar.REFLEKTOJLexojmë F a b u l155
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161