Page 165 - Demo
P. 165
Renditi fjalitë sipas radhës së kryerjes së veprimeve në tekst, duke vendosur numrat nga 1 në 4. Bishti që nuk kishte sy, përfundoi mes shkurreve me gjemba. Koka e pranoi me mirësjellje propozimin e bishtit. Koka nuk duroi dot dhe mori përsëri komandën. Bishti i një gjarpri i kërkoi kokës së tij t’i ndërronin vendet.Trego përrallën duke u mbështetur në fjalitë e mësipërme. LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSECILI NË VENDIN E TIJ!Një ditë, bishti i një gjarpri i foli kokës: – Ufff! Përse duhet të shkosh gjithnjë ti përpara? S’mund t’i ndërrojmë vendet? Më ka ardhur në majë të hundës duke të ardhur pas!Atëherë, koka iu përgjigj me mirësjellje:– Dakord! Ec përpara ti dhe unë po të ndjek pas.Bishti nisi të ecte përpara. Por nuk kishte sy për të parë dhe u pengua në një gur. Ra në një pellg uji. Kjo s’i pëlqeu aspak gjarprit! Rrëshqiti në një vend shumë të thepisur dhe përfundoi mes shkurreve me gjemba. U mbush gjithë gjemba.Dhe s’mbaroi me kaq: për pak desh u fut në mes të zjarrit. Koka vendosi të mos heshtë më dhe ulëriti:– Mjaft! Po dal unë në krye, tani!Ja se çfarë ndodh kur nuk e mban kokën në vendin e duhur. Por edhe këtu, si zakonisht, arsyeja kurrë nuk qëndron vetëm në njërën anë. E ç’t’i thuash një koke kaq budallaqe, sa e la veten ta udhëhiqte një bisht pa sy, por sidomos pa tru?E. Louentalmë vjen në majë të hundës — mërzitem, bezdisem shumë.Fjalë dhe shprehje të rejaLexojmë T r e g i mSipas teje, a duhet ta lejonte koka bishtin që të udhëhiqte? Pse?A të ka ndodhur edhe ty të bësh ndonjë gabim duke ndjekur mendjen e të tjerëve?Si je ndier më pas?163

