Page 167 - Demo
P. 167


                                    NË MUZEUN E DINOZAURËVELiza është tetë vjeçe dhe i ka shumë përzemër dinozaurët. Dje, pas shkollës, ajo shkoi në muzeun e dinozaurëve me babin.Gjatë rrugës për në muze, Liza i tregoi babit gjithçka që dinte për dinozaurët. Edhe babit po i shtohej kureshtja për ta. Në muze kishte shumë vizitorë.– Shiko, – i shpjegonte Liza, – ky këtu është Tiranozauri. Atje është një Brontozaur, ky tjetri është një Stegozaur dhe ai atje quhet Stirakozaur. Ka edhe nga ata që mund të fluturojnë!Babai pohonte me kokë dhe përpiqej t’i nguliste në mendje tërë ata emra. – Pra, ky këtu është Prontozauri. Dhe ky është një Sti... ranozuar, kurse ky një Ste... Ste... teso. Oh, s’do t’i mësoj dot kurrë këta emra! – thirri babi i Lizës duke vënë duart në kokë.Liza i tha babit se me flokët e shpupuritur dukej tamam si një dinozaur i vogël, i porsadalë nga veza! Ata u shkrinë së qeshuri.Liza nuk do ta harronte kurrë atë pasdite të mrekullueshme!U. Hanel, A. de UolfKu shkuan Liza me babin?Çfarë i tregoi babit rrugës?Cilët janë emrat e disa dinozaurëve?Çfarë i tha babi Lizës?Si iu përgjigj ajo?LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJPo ti, çfarë di për dinozaurët?Pyet më të rriturit ose lexo libra e revista që flasin për dinozaurët.Shkruaj emrat e disa dinozaurëve.SHKRUAJBëj një album me figura që paraqesin lloje tëndryshme dinozaurësh.VEPRIMTARILexojmë T r e g i m165
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171