Page 168 - Demo
P. 168
4RESPEKTOJMË RREGULLATNë muzeDëgjo/lexo historinë e Kaltrinës. Kaltrina së bashku me shokët dhe shoqet e klasës vendosën të shkonin në muzeun e kafshëve. Fëmijët ishin shumë të emocionuar. Ishte hera e parë që do të shkonin në një muze kafshësh. Të gjithë ishin kureshtarë për ato që do të shihnin dhe do të dëgjonin. Mësuesja u lexoi disa rregulla që duhet të zbatonin gjatë vizitës atje. Ata i dëgjuan me shumë vëmendje rregullat:Kujtohu të marrësh me vete një bllok. Mbaj shënim kur shikon diçka interesante.Fol me zë të ulët, që të mos shqetësosh të tjerët.Bëj pyetje, por në çastin e duhur.Gjatë vizitës në muze, nuk duhet të preken sendet e ekspozuara.Qëndro bashkë me pjesën tjetër të grupit.2. Thuaj disa rregulla nga ato që dëgjove. A mund të shtosh një rregull tjetër? Dëgjo disa rregulla që duhen respektuar në bibliotekë. Sillu me respekt ndaj të tjerëve dhe ndaj librave. Mos fol me zë të lartë. Lexo në heshtje. Mos përdor ushqime në bibliotekë. Në rast se të humb libri që ke marrë në bibliotekë, duhet ta zëvendësosh. Librat që merren në bibliotekë, duhet të kthehen në kohën e duhur. Krahaso rregullat e muzeut me ato të bibliotekës. Cilat rregulla kanë të përbashkëta? Pse?123Dëgjojmë166

