Page 169 - Demo
P. 169


                                    1. Shiko figurat dhe emërtoji. 2. Cilat prej kafshëve dhe shpendëve në figurat e mësipërme mund të mbahen në shtëpi? Pse? Shëno me cilat janë kafshët shtëpiake.3. Për çfarë kujdesi kanë nevojë këto kafshë? (ushqim, higjienë, kujdes veterinar, strehë)4. Ku ndryshojnë kafshët shtëpiake nga kafshët e tjera?Arbri ishte ulur te shkallët e pallatit. Ai ishte shumë i mërzitur. Pranë i kaloi Ejona, shoqja e tij, e cila e pyeti: – Arbër, pse je mërzitur?– Për kanarinën time, – u përgjigj Arbri dhe dy lot i rrodhën në faqe.Si mendon, çfarë mund t’i ketë ndodhur Arbrit?I ka humbur kanarina?Kanarina është sëmurë? Prindërit nuk e lejojnë ta mbajë kanarinën në shtëpi?Çfarë këshillash mund t’i japësh Arbrit për secilën prej situatave të mësipërme? Diskuto me shokët.5. Përshkruaj kafshën që do të dëshiroje të mbaje në shtëpi. Trego pse të pëlqen.KAFSHËT DHE SHPENDËT SHTËPIAKË 1234657Flasim167
                                
   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173