Page 170 - Demo
P. 170
A E DINI SE?BletëtBletët janë ndër insektet më të dobishme që kemi. Ato fluturojnë lule më lule dhe mbledhin nektarin e tyre. Me të, ato prodhojnë mjaltin. Bletët rriten në ca shtëpiza të vogla që quhen koshere. Brenda koshereve ka hoje prej dylli, ku bletët vendosin mjaltin.Njerëzit që rrisin bletë quhen bletërritës.Sa herë mund të pickojë bleta?Bleta mund të pickojë vetëm një herë në jetën e saj. Pasi bleta e fut thumbin tek “armiku”, thumbi mbetet në trupin e tij. Kur bleta largohet, pjesa e pasme e trupit të saj shkëputet dhe më pas bleta ngordh. QeniNjë këlysh qeni kur lind është i verbër dhe i pafuqishëm. Kur ai mbush dy vjeç, mund të quhet plotësisht i rritur. Të gjithë këlyshët kanë të njëjtin trup kur lindin, pavarësisht se kujt race i përkasin. Shumë shpejt nis dhe hedh hapat e parë. Kur është gjashtë javësh, këlyshi nis të shohë me kureshtje botën rreth e përqark. Ai fillon të luajë me vëllezërit e motrat dhe i pëlqen të bëjë kollotumba.Ku i mbajnë njerëzit bletët?Si quhen ata që rritin bletë?Sa herë mund të pickojë bleta në jetën e saj?Kur quhet plotësisht i rritur një këlysh qeni?Kur i hapin sytë dhe veshët të vegjlit e qenve?Cilës familje i përkasin gorillat?Deri në sa vjeç kujdeset nëna gorillë për foshnjën e saj?Ku jetojnë peshqit?Me se shtohen peshqit? LEXOJ DHE KUPTOJ Lexojmë168

