Page 171 - Demo
P. 171


                                    Nëna gorillëTë gjitha femrat e majmunëve janë nëna të përkushtuara. Gorillat së bashku me shimpanzetë i përkasin familjes së majmunëve. Foshnja e gorillës ka një nga nënat më të mira në botë. Një gorillë e rritur të tremb kur e shikon, por ajo është një nënë e dashur dhe e dhembshur për të vegjlit e saj. Nëna gorillë e lan dhe e pastron foshnjën. E ushqen derisa mbush tre vjeç, e mbron dhe i vjen në ndihmë në rast rreziku.PeshqitPeshqit jetojnë në oqeane, në dete, në lumenj, në liqene dhe në rezervuarë. Në pjesën më të madhe, peshqit kanë lëkurë me luspa dhe pendë për të notuar në ujë. Ata marrin frymë me velëza. Shumë nga peshqit lëshojnë sasi të mëdha vezësh. Më pas, ato çelin peshqit e vegjël. REFLEKTOJA ke parë koshere dhe hoje bletësh? Si janë të ndërtuara ato? Të pëlqen të kesh një qenush apo mace? Pse?Përmend disa lloje peshqish që njeh.Lexo kuriozitete të tjera për kafshët dhe tregoji në klasë. Shkruaj nga një fjali për:gorillat, bletët, qentë, peshqit.SHKRUAJ169
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175