Page 173 - Demo
P. 173


                                    KOMPJUTERI DHE TELEVIZORI Albi është nxënës i klasës së dytë. Ai ka pak kohë që ka mësuar të punojë në kompjuter. Albit i pëlqen shumë kompjuteri. Mami e këshillon si të lundrojë i sigurt në internet.Po ti, si punon në kompjuter? Çfarë bën? Mëson apo luan?Edlirës, motrës së vogël të Albit, i pëlqen shumë të shikojë televizor. Ajo sheh filma vizatimorë dhe emisione për fëmijë. Kompjuterin e përdor më pak, vetëm kur luan me Albin. Por, ajo harxhon shumë kohë para televizorit.Si të duken veprimet e Edlirës?1. Diskuto duke iu përgjigjur pyetjeve.Të pëlqen më shumë kompjuteri apo televizori?Di ta përdorësh internetin? Për çfarë e përdor?A i respekton këshillat e prindërve për të lundruar i sigurt në internet?Cilat janë lojërat që luan në kompjuter? Trego si luhet ndonjë prej tyre.2. Bashkëbisedo me shokët për rregullat e mëposhtme. Thuaj nëse i respekton ose jo. Hiq/shto ato që të pëlqejnë dhe ato që nuk të pëlqejnë.Kompjuterin duhet ta përdorim me lejen eprindërve.Në kompjuter duhet të luajmë në njëkohë të caktuar.Duhet t’i rrimë larg ekranit, qëtë mos dëmtojmë sytë.Duhet të biesh dakord me prindëritpër lojërat që do të luash.3. Diskutoni për programet televizive që ju pëlqejnë më shumë.231Flasim171
                                
   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177