Page 175 - Demo
P. 175
Shumë kohë më parë nuk ekzistonin orët dhe njerëzit e matnin kohën me anë të disa shenjave. Për shembull, me anë të yjeve natën dhe me diellin gjatë ditës. Njerëzit përdornin orën diellore duke u orientuar nga hijet që lëshonin pemët dhe njerëzit mbi tokë, përveç ditëve kur moti ishte me re. Ka pasur kohëmatës që e tregonin orën përmes pikave të ujit, por në dimër ata mund të ngrinin.Një mjet tjetër për matjen e kohës ishin edhe qirinjtë që digjeshin ngadalë, por ata herë pas here mund të fikeshin. Më vonë u shpikën orët me rërë, por edhe ato kërkonin shumë kujdes, sepse dikush duhet t’i kthente përmbys në kohën e duhur.Më në fund njerëzit ia dolën të shpiknin orën me akrepa. Ajo funksiononte në bazë të peshave dhe të disa rrotave me dhëmbëza. Me kalimin e viteve orët janë përmirësuar vazhdimisht. Sot ne përdorim orë me kurdisje, me bateri ose elektronike.Lidh me shigjetë llojin e orës me problemin që ajo mund të kishte.orë diellore ngrinte uji në dimërorë me ujë mungesa e diellit në ditët me reorë me qiri duhej ta ktheje në çastin e duhurorë me rërë fikej herë pas herePse ka rëndësi përdorimi i orës?LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJHISTORIA E ORËSshpik – krijoj diçka të re, që nuk njihej më parë.Fjalë të rejaA e dini se...Ora me lavjerrës është përdorur për herë të parë në Londër. Ajo ishte më e saktë se orët e tjera për matjen e kohës.Lexojmë173

