Page 179 - Demo
P. 179


                                    – Nuk ke uri? – përsëriti mamaja. – Më thuaj, sa çokollata ke ngrënë?– Të gjitha, mami.– Po unë a nuk të thashë të mos i hash të gjitha së bashku?– Po unë nuk i hëngra të gjitha njëherazi. I kam futur në gojë me radhë, njëra pas tjetrës, – foli përsëri Bledi, me një pamje pafajësie në fytyrë.Bledi ishte i sinqertë. Kishte ndjekur këshillën e mamit. – Më fal Bledi, më fal! – tha mamaja. – Mbase duhet të të kisha thënë që të mos i haje të gjitha sot.S. RokaShëno me përgjigjen e saktë.Mamaja i dha Bledit:  këshillë, urdhër, vërejtje.Prindërit nuk e kuptuan se çfarë bëri Bledi, sepse: ai shkonte fshehurazi te vendi i çokollatave; ata po merreshin me punët e tyre;  nuk gjendeshin në shtëpi në atë kohë.Bledi nuk kishte uri, sepse: ishte i sëmurë; i kishte ngrënë të gjitha çokollatat; kishte ngrënë drekën vonë.Bledi gaboi, sepse: nuk kuptoi këshillën e mamit; nuk zbatoi këshillën e mamit; mami nuk e këshilloi siç duhet.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJPo të ishe ti në vend të Bledit, a do të bëje të njëjtën gjë? Pse?Shkruaj dy rregulla për ngrënien e ëmbëlsirave. SHKRUAJ177
                                
   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183