Page 18 - Demo
P. 18
Sot në klasë, sapo zumë vendet, mësuesja na tha se do të kishim një ngjarje të re.– Ju duhet të mirëprisni... Pa mbaruar mirë fjalën mësuesja, u dëgjua një e trokitur.U hap dera dhe një djalë me flokë të kuq e me shumë pika në fytyrë zgjati kokën. Ai ishte i shoqëruar nga nëna e tij, e cila u drejtua nga mësuesja. Diçka biseduan së bashku.Pas pak, nëna e tij u largua. Mësuesja e kapipër dore djaloshin, që dukej i hutuar, dhe të dy u afruan te banka e Mirelës.– Që sot, Besi është nxënës i kësaj klase, është shoku juaj, dhe do të rrijë në bankë me Mirelën. Familja e tij sapo është kthyer nga emigrimi, – tha mësuesja. – Sa i lezetshëm duket Besi me pikat në fytyrë!M. ÇanoPo në klasën tënde, a ka nxënës të kthyer nga emigrimi? Si i ke pritur ata?Si do ta vazhdoje ti tregimin e mësipërm? Diskuto për këtë me shokët dhe shoqet e klasës.Luani në role pjesën.NJË SHOK I RIemigrim - largim nga vendi për arsye punësimi, banimi etj.Shëno me ose me .Mësuesja lajmëron për një ngjarje. Mësuesja fillon mësimin. Në klasë ka ardhur një nxënës i ri. Ai ka flokë të zinj dhe shumë pika në fytyrë.Besi është i hutuar. Besi buzëqesh dhe bisedon me shokët. Mësuesja i këshillon nxënësit që ta duandhe ta respektojnë shokun e ri. LEXOJ DHE KUPTOJ Fjalë të rejaREFLEKTOJLexojmëT r e g i m16

