Page 181 - Demo
P. 181


                                    A E KA FAJIN PASQYRA?Erdhi dreka në tryezë, paska mish, byrek me vezë. Pjatat mbushur plot për plot, eh ç’oreks ka Tosi sot! More Tosi, more djalë, po përse nuk ha ngadalë? Pa i thuaj pak mamasë, mos të ndjek ndokush nga pas? Shko vështrohu në pasqyrë, si je bërë tërë lyrë. Te pasqyra Tosi stepet: – Unë jam?! Nuk po njoh veten! Kjo fytyrë po më del dhe me supë, dhe me reçel. Moj pasqyrë, kë përqesh? Mos do të të bëj përshesh? Me të madhe qeshi Mira: – Fajin nuk ta ka pasqyra! Përse mua nuk më nxjerr as me lyrë, as me sheqer? F. LamajREFLEKTOJÇfarë këshille do t’i jepje Tosit?Të ka ndodhur ndonjëherë diçka e ngjashme? Si ke vepruar?Shkruaj dy rregulla për mënyrën se si duhet të silleni kur jeni duke ngrënë. SHKRUAJShëno me përgjigjen e saktë.Cili është personazhi kryesor i vjershës? mami Mira TosiÇfarë i ndodhte kur hante shpejt? ndotej zbukurohej ngopejSi u ndje ai kur pa veten në pasqyrë? i inatosur i kënaqur i çuditurKush e kishte fajin? pasqyra Tosi motra e TositLEXOJ DHE KUPTOJ lyrë – dhjamë, gjalpë ose vaj; yndyrë.stepem – ndaloj në vend.përqesh – përsëris atë që thotë ose bën dikush tjetër.Fjalë të rejaLexojmë V j e r s h ë179
                                
   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185