Page 182 - Demo
P. 182


                                    Kam një motër të vogël, që quhet Lola. Ajo të shkrin gazit.Një ditë ishte ulur në tryezë dhe po priste për të ngrënë. Papritur foli: – Unë nuk ha bizele, as karota, as patate, as makarona, as vezë. Nuk ha lulelakër, as fasule, as banane, as portokaj. Nuk më pëlqejnë as mollët, as orizi, as djathi. Kurrën e kurrës nuk do të fus domate në gojë.Unë iu përgjigja: – Është një fat i madh, sepse nuk kemi asgjë nga këto që përmende.Lola vështroi tryezën.– Po këto karotat këtu, çfarë janë?– Ti kujton se janë karota? – i thashë unë. – Gabohesh rëndë. Janë rrënjë portokalli nga planeti Jupiter.– Kurse mua më duken si karota, – thirri Lola.– Në Jupiter nuk rriten karotat!LOJË NË TRYEZËShëno me përgjigjen e saktë. Kush tregon në këtë tregim? Lola. Çarli.Lola bën naze: në të ngrënë, në veshje.Çarli: e detyroi Lolën të hajë ushqim, bëri një lojë, që ajo të hante.Lola: kuptoi lojën e vëllait, besoi vërtet se ushqimet vinin nga Jupiteri.LEXOJ DHE KUPTOJ më shkrin gazit – më bën shumë për të qeshur.Jupiter – planet, trup qiellor.më prishet mendja – ndërroj mendje.Fjalë dhe shprehje të rejaLexojmëT r e g i m180
                                
   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186