Page 185 - Demo
P. 185


                                    DUA SYZEMamaja, Titi dhe Ana hynë në një dyqan syzesh.Okulistikishte thënë se Titit i nevojiteshin syze. Ai provoi shumë e shumë modele skeletesh. Të gjithë u kujdesën për të.“Nuk është e drejtë, – mendoi Ana. – Po unë? Kush e vret mendjen për mua?”Titi zgjodhi një palë syze me skelet si kurriz breshke, pikërisht ato që i pëlqyen asaj.Të nesërmen, të gjithë e përgëzuan Titin për syzet e reja. Edhe gjyshërit. Befas, Ana ia plasi të qarit: – Dua edhe unë syze!Gjyshja këshilloi që ta çonin edhe Anën tek okulisti. Mamaja pranoi. Në fund të vizitës, mjeku i tha Anës: – Sytë i ke në rregull, ti nuk ke nevojë për syze.Pastaj shtoi: – Ana, sytë e tu kanë aq shumë diell, sa shkëlqejnë vërtet. Them se ti ke nevojë për syze dielli! Me të dalë jashtë, Ana e tërhoqi mamanë drejt dyqanit të syzeve. Kur shkuan të merrnin Titin në shkollë, binte shi, por Ana nuk ngurroi t’i vinte syzet e reja.– Syze dielli në mot me shi? Çfarë po thua? – thirri Titi i habitur.– E ku merr vesh ti! – ia ktheu Ana. – Dielli im shndrit brenda meje!  U. SheflerREFLEKTOJSi e kupton shprehjen “Dielli im shndrit brenda meje”?Si mund të zgjidhej ndryshe problemi i Anës?LEXOJ DHE KUPTOJ okulist – mjek i syve.shndrit – ndriçon fort; shkëlqen.Fjalë të rejaLexojmë T r e g i m183
                                
   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189