Page 189 - Demo
P. 189


                                    Gojarti është një vogëlush, të cilit i pëlqejnë pa masë makaronat, patatet e skuqura, arançatat, biskotat, ëmbëlsirat...Dhe, për shkak se është kaq llupës, Gojarti është shëndoshur ca dhe lodhet shumë kur luan me top me shokët. Por... s’ka pse të trembet!Zonja Mollë i dha disa këshilla për t’i ndjekur.S. BarbalargaKËSHILLAT E ZONJËS MOLLË4. Yndyrat, si gjalpi, vaji dhe sheqeri, të cilat i gjen në ëmbëlsira, janë ushqime që të shëndoshin, prandaj duhet të hash pak!3. Djathi, mishi, peshku dhe vezët janë ushqime të pasura me vitamina. Janë “tullat” e trupit tonë dhe na shërbejnë për t’u zgjatur dhe për të vënë muskuj.2. Drithërat, orizi, buka dhe patatet të japin energji për të mësuar, për të vrapuar... Në mëngjes, ti merr energji nga qumështi, drithërat, buka e thekur dhe reçeli.1. Mos harro të hash gjithmonë fruta dhe perime, sepse janë të pasura me vitamina e kripëra minerale, që na mbrojnë nga sëmundjet.REFLEKTOJCilat ushqime i pëlqejnë më shumë Gojartit?Çfarë i ka shkaktuar ngrënia pa masë e tyre?Çfarë këshillash i dha zonja Mollë?LEXOJ DHE KUPTOJ Nëse zbatojmë vetëm një nga këshillat e zonjës Mollë, a rritemi të fortë dhe të shëndetshëm? Pse?Nënvizo në tekst:Me ngjyrë të gjelbër, dy ushqime të shëndetshme që të pëlqejnë më shumë.Me ngjyrë të kuqe, dy ushqime që nuk duhen ngrënë me tepri.SHKRUAJLexojmë T r e g i m187
                                
   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193