Page 192 - Demo
P. 192
SHËNDETI I MBRETITNjëherë e një kohë jetonte një mbret bujar e zemërmirë. Mirëpo ai i kalonte ditët, javët e muajt në shtrat, duke ngrënë ose duke fjetur. Mbreti u bë dembel i vërtetë dhe njerëzit filluan të shqetësoheshin për të.Një ditë, ai zbuloi që nuk e lëvizte dot trupin, as edhe një këmbë të vetme. Ishte shëndoshur tej mase.Mbreti ftoi mjekë të specializuar nga të katër cepat e mbretërisë dhe u kërkoi që ta bënin siç ishte më parë. Për fat të keq, asnjëri nuk ia doli dot mbanë ta ndihmonte që të kishte shëndet të mirë. Ai shpenzoi shumë para, por gjithçka shkoi kot. Një mëngjes, një njeri i mençur dëgjoi për shëndetin e keq të mbretit dhe e ftoi mbretin që të shkonte ta takonte. Ai i tha se mund ta shëronte fare lehtë.Burri jetonte larg. Meqenëse nuk lëvizte dot fare, mbreti i udhëroi njerëzit e tij që ta sillnin njeriun e mençur në pallat, por burri nuk pranoi dhe kërkoi që mbreti të vinte e ta takonte vetë. Pas mundimesh të mëdha, mbreti u takua me njeriun e mençur. Burri i dha zemër dhe i tha se shumë shpejt do ta fitonte shëndetin e humbur. Ai i tha mbretit se, për t’u kuruar, duhej të shkonte ditë për ditë në vendin e tij, por me një kusht: të ecte në këmbë deri atje.Kështu, mbreti me ndihmën e shoqëruesve të tij, shkonte përditë deri te vendi i njeriut të mençur. Këtë e bëri për dy javë me radhë, por pa e takuar njeriun e mençur e pa bërë ndonjë kurë. Befas, mbreti kuptoi se ndihej shumë më i lehtë, se kishte humbur mjaft peshë. Atëherë e kuptoi arsyen LexojmëPë r rall ë190

