Page 194 - Demo
P. 194
1. Shiko dhe dëgjo pjesën teatrale “Rosak topolaku”. Përgjigju pyetjeve. Cilët personazhe marrin pjesë në këtë shfaqje teatrale? Ç’mendim kishte për veten rosaku i vogël? Ç’porosi i dha e ëma atij? Përse bisedoi ai me breshkën? Po me lepurin? Pse iriqi vendosi t’i bëjë një lojë rosakut? Po gjarpri si u soll me rosakun? Kush e shpëtoi rosakun nga gjarpri? Si përfundon pjesa? Cili nga personazhet të pëlqen më tepër? Pse? Si t’u dukën veshjet e personazheve? Po skena? Ç’mendim ke për zërin e aktorëve? Të pëlqen muzika që shoqëron lojën e aktorëve?2. Ke shkuar ndonjëherë në teatër kukullash? Cilën shfaqje ke parë? Si ishin veshur personazhet? Po skena të pëlqeu? Përshkruaj zërin e aktorëve dhe muzikën që shoqëronte ngjarjen.Luani në role pjesën “Rosak topolaku” duke imituar zërat e personazheve.ROSAK TOPOLAKUDiskuto rreth fotografive që shikon.A e ke parë ndonjëherë këtë pjesë teatrale në televizor? Nëse po, si e ka titullin? 2413Dëgjojmë192

