Page 20 - Demo
P. 20


                                    ME SE SHKRUAJMË?papirus - bimë që rritet në vende të nxehta, zakonisht buzë lumenjve. pergamenë - lëkurë kafshësh, e cila përpunohej posaçërisht dhe përdorej për të shkruar në të.pendë - pupël shpendi.Fjalë të reja Në kohët e lashta, njerëzit vizatonin figura kafshësh dhe objektesh për të komunikuar me njëri-tjetrin.Më pas, filluan të shkruanin në fletë të holla prej papirusi. Për të shkruar mbi papirus, përdorej pena prej kallami ose prej bronzi, e cila ngjyhej në bojë. Papirusi u zëvendësua nga pergamena, e cila nxirrej nga përpunimi i lëkurës së kafshëve. Në vend të penave të mëparshme u përdorën pendët e disa shpendëve. Pendët e patave ishin më të mira për të shkruar. Pergamena ishte materiali kryesor në të cilën shkruhej, derisa u zëvendësua nga letra.Vonë, shumë vonë u erdhi radha penave me trup druri dhe me majë metalike, që ngjyheshin në bojë.Shumë kohë më pas u krijuan lapsat, stilografët dhe stilolapsat, që përdoren edhe në ditët e sotme. Nga viti në vit, ata kanë ndryshuar formë duke e përmirësuar cilësinë e të shkruarit.Sot, një mjet tjetër që përdoret edhe për të shkruar, është KOMPJUTERI.LEXOJ DHE KUPTOJ Si komunikonin njerëzit në kohët e lashta?Pendët e cilit shpend ishin më të përshtatshme për të shkruar?Si quhen materialet mbi të cilat është shkruar më parë?Po sot, cilat mjete përdoren për të shkruar?Pse sot po përdoret gjithnjë e më tepër kompjuteri për të shkruar?Si mendon, do të ketë një mjet tjetër shkrimi që ta zëvendësojë kompjuterin? Nëse po, si mund të jetë ai?REFLEKTOJpergamenëLexojmëpapirus18
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24