Page 21 - Demo
P. 21


                                    Ermali dhe Tani janë vëllezër. Ata shkuan me pushime te gjyshërit e tyre në Valbonë. Ndërsa Genti shkoi në Borsh. Ata janë shokë dhe në këto ditë pushimesh e ndiejnë shumë mungesën e njëri-tjetrit.Një ditë, Tani i propozoi Ermalit që t’i dërgonin Gentit një letër. Menjëherë nisën ta shkruanin letrën së bashku. Më pas e nisën me postë, në adresën ku ndodhej Genti me pushime, në Borsh. Lexo letrën e tyre.LETRA 20 gusht 2016I dashur Genti,Po të shkruajmë nga Valbona. Na ka marrë malli për ty.Po kalojmë bukur këtu në Alpe. Po ti, si po kalon pranë detit?Mezi po presim të takohemi dhe të tregojmë ndodhitë tona.Të urojmë pushime të mbara! Të përqafojmë, Ermali dhe Tani1Shkruaj edhe ti një letër, ku t’i përgjigjesh letrës së Ermalit dhe Tanit, duke menduar sikur ata janë shokët e tu. 23Fjalët përshëndetëse që hapin letrën.Përmbajtja e letrës.Fjalët përshëndetëse që mbyllin letrën.Provo të dërgosh një letër me postë elektronike (me ndihmën e mësueses ose të prindërve).Letrat mund t’i dërgojmë edhe me postë elektronike, me anë të kompjuterit.Adresa vendoset në fillim.Teksti ka të njëjtën përmbajtje.Letra niset me një lëvizje të gishtit (klikim).Shkruajmë19
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25