Page 22 - Demo
P. 22
KOMPJUTERIÇdonjëri nga ne ka parë dhe ka dëgjuar për kompjuterat. Shumë prej nesh mund të jenë përpjekur të mësojnë rreth tyre.Kompjuterat e parë ishin aq të mëdhenj, sa zinin një dhomë të tërë. Ata shërbenin vetëm për të bërë llogaritje. Sot, mund të shkruajmë, të vizatojmë, të luajmë, madje të bëjmë edhe muzikë me kompjuter.Nëpërmjet internetit mund të marrim informacione dhe të komunikojmë me njëri-tjetrin.Kompjuteri është i ndërtuar nga shumë pjesë, që kanë funksione dhe emra të ndryshëm.Si kanë qenë kompjuterat e parë?Përse përdoreshin ata?Po sot, përse përdoren kompjuterat?Si shkëmbehet informacioni nëpërmjet kompjuterit?Të pëlqen kompjuteri? Përse? REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ Shkruaj pjesët e kompjuterit që mësove sot. ________ ________ ________ ________ ________Shkruaj emrat e lojërave që luan ti në kompjuter.SHKRUAJNjësia qendroreruan në kujtesë të gjitha punët e tua.Në ekran, shikon punën që ke bërë.Printeri shërben për ta paraqitur punën në letër.Tastiera shërben për të shkruar. Mausi të ndihmon të vizatosh dhe të përdorësh komandat.• Kompjuteri përmban shumëprograme e lojëra. Shumë prej tyre nuk janë të përshtatshme për moshën tënde. • Në kompjuter, luaj lojërat që të kanë lejuar të rriturit.• Nuk duhet të rrish gjatë para kompjuterit.Këshilla Lexojmë20

