Page 24 - Demo
P. 24


                                    Lidh fjalën me kuptimin.shtatlartë i qeshurlëvdohet i gjatëgazmor mburret Ju njoh me shokun tim të klasës, quhet Gjergji. Ne e quajmë Gjergji i madh, sepse është shtatlartë, më shtatlarti i gjithë klasës. Ai është djalë i hijshëm. Gjergji është shumë i zgjuar, por nuk lëvdohet. Flet bukur dhe është gjithnjë gazmor. Kur je me të nuk mërzitesh kurrë. I pëlqen të këndojë dhe di t’i bjerë kitarës. Është si një vullkan, ka gjithnjë në mendje ide dhe projekte për t’i realizuar dhe nuk zë vend një minutë.Përveç Gjergjit, edhe Miriamin e kam shoqe të ngushtë. Ajo i ka flokët të verdhë dhe sytë të kaltër. Është shumë e bukur dhe e sjellshme si një princeshë. Asaj i pëlqen të luajë në piano, por më shumë i pëlqen të hajë.Është llupëse e madhe ëmbëlsirash.Ne të tre jemi shokë të mirë.V. LamarkGJERGJI I MADH Ngjyros: me të kuqe, fjalët që tregojnë pamjen e jashtme të Gjergjit;me të gjelbër, fjalët që tregojnë cilësitë e tij;me blu, fjalët që tregojnë se çfarë i pëlqen Gjergjit.Plotëso fjalitë. Gjergjit i pëlqen ______________Miriamit i pëlqen _____________LEXOJ DHE KUPTOJ Fjalë të rejaPo ti, kë do të doje të kishe shok, Gjergjin apo Miriamin? Pse?Përshkruaj një nga shokët ose shoqet e tua (si është, çfarë bën, pse të pëlqen).REFLEKTOJLexojmëT r e g i m22
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28