Page 26 - Demo
P. 26


                                    Njëherë, dita i tha dritës:– Moj dritë, a e di ti se pa mua, nuk do të ishe në këtë botë?– Çudi! – tha drita. – Mos do të thuash se ne kemi lindur së bashku?– Po pra! Prandaj të quajnë edhe drita e ditës.– Më quajnë edhe drita e diellit, – ia ktheu tjetra, – edhe drita e hënës, edhe drita e yjeve, edhe drita elektrike, edhe drita e qiriut… sepse edhe ata kanë dritë.– Harruat dritën time! – u dëgjua një zë i lehtë.– Kush je ti? – pyetën dita dhe drita, duke kërkuar me sy atë që po fliste.– Unë jam LIBRI!– Libri?! – u çuditën ato. – Po si e quajnë dritën tënde dhe ku ndodhet ajo?– Dritën time e quajnë DITURI! Ajo ndodhet në të gjitha faqet e librave.Dita dhe drita mësuan një gjë të re: “Të mësosh, nuk është kurrë vonë”.A. Mamaqi DITA, DRITA DHE DITURIAShëno me përgjigjen e saktë.Biseda në fillim të pjesës po bëhej ndërmjet: ditës dhe natës natës dhe dritës ditës dhe dritës.Drita e librit quhet: drita e diturisë drita e yjeve.Dita dhe drita mësuan se: Njeriu lind i ditur. Të mësosh, nuk është kurrë vonë.LEXOJ DHE KUPTOJ Si e kupton grupin e fjalëve “drita e diturisë”?A mendon edhe ti që libri ka dritë? Pse?REFLEKTOJLexojmëT r e g i m24
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30