Page 28 - Demo
P. 28
NJË SHFAQJE E KËNDSHMECili është pasioni i Paolës dhe i Xhulias?Pse dy vajzat nuk mund të shkojnë në të njëjtën kohë në bibliotekë?Si qëndrojnë në bibliotekë të dyja vajzat ditëve të premte?Pse punonjësja e bibliotekës nuk i shqetëson vajzat kur ato lexojnë së bashku?Ku të pëlqen të lexosh? Pse? Në shkollë. Në shtëpi. Në bibliotekë. A shkon edhe ti në bibliotekë? Trego për librat që të pëlqen të lexosh.REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ Zhvilloni në klasë “Javën e të lexuarit”. Lexoni, recitoni, jepni çmime.VEPRIMTARILexojmëT r e g i mPaola dhe Xhulia janë shoqe dhe lexuese të zellshme. Ato shkojnë shpesh në bibliotekë. Ulin sytë mbi libra dhe i ngrenë vetëm kur mbarojnë së lexuari historitë, ose kur biblioteka duhet të mbyllet.Paola dhe Xhulia mund të shkojnë bashkë në bibliotekë vetëm një herë në javë. Ato nuk janë në të njëjtën shkollë. Paola shkon në bibliotekë të martën dhe të enjten, ndërsa Xhulia shkon të hënën dhe të mërkurën. Të premteve, vajzat shkojnë së bashku. Lexojnë në heshtjen e ngrohtë të bibliotekës, që vjen aromë letre dhe druri.Të dyja shoqet kanë shije të njëjta edhe në lexim. Librat që i pëlqejnë Xhulias, i pëlqejnë edhe Paolës. Librat që nuk i pëlqejnë Paolës, nuk i pëlqejnë as Xhulias.Qëllon ndonjëherë që vogëlushet të lexojnë të njëjtin libër, në ditë të ndryshme. Më pas e vazhdojnë ose e mbarojnë së bashku, ulur pranë e pranë, në tryezën e madhe të bibliotekës.Në fakt, rregullorja nuk e lejon që dy lexues të lexojnë njëherësh të njëjtin libër. Por zonja Luiza, punonjësja e bibliotekës, mbyll njërin sy kur i shikon ashtu, të mbledhura kokë më kokë. Është një shfaqje shumë e këndshme. R. Piumini26

