Page 30 - Demo
P. 30
Mësimi i vizatimit kishte mbaruar, por Vashti s’po lëvizte nga banka. Fletën mbi bankë e kishte borë të bardhë. – Po ti? – i tha mësuesja.– Po unë... nuk di të vizatoj! – u përgjigj Vashti. Mësuesja buzëqeshi.– Bëj një pikë në fletë, pastaj ke për ta parë.Vashti e shtrëngoi fort lapsin mbi fletë.– Ja, e bëra! – tha.Mësuesja e mori fletën dhe e pa me vëmendje. – Hëm... – tha ajo me vete.Pastaj ia zgjati fletën Vashtit dhe i tha me të butë:–Tani, firmose. Vogëlushja u mendua për një çast.– Eh, ndoshta nuk di të vizatoj, por të paktën, firmën time di ta bëj. Pas një jave, kur Vashti hyri në klasë, mbeti e shtangur kur pa një tablo të varur pas tryezës së mësueses. Ishte pika e vogël, që e kishte vizatuar ajo. Pika e saj! – Hëm... – u mendua Vashti. – Jam e sigurt që mund të vizatoj një pikë më të bukur se kjo!Hapi kutinë e bojërave të ujit dhe iu përvesh punës. Vogëlushja vizatoi gjatë. Një pikë të verdhë, një të gjelbër, një të kuqe dhe një blu. Bluja u përzje me të kuqen. Kështu, Vashti zbuloi si të vizatonte një pikë ngjyrë vjollcë. Vizatoi edhe shumë pika të tjera shumëngjyrëshe.Me një penel më të trashë, i shpërndau ngjyrat në një fletë më të madhe, me qëllim që të vizatonte pika më të mëdha. Pas disa javësh, në ekspozitën e vizatimit që u hap në shkollë, tablotë e Vashtit korrën sukses të madh.– Je vërtet artiste e madhe, – i tha një djalë që po e vështronte. – Edhe unë do të dëshiroja të vizatoja.PIKALexojmëT r e g i m28

