Page 32 - Demo
P. 32
NË PIKNIK1 Shiko figurat. Lexo pjesët. Vendos numrat 1-3 sipas zhvillimit të ngjarjes.2 Shkruaje këtë ndodhi në fletore.3 Shkruaj një tregim me 4-5 fjali për një piknik me familjen ose me klasën.Dita dukej e këndshme. Papritmas, qielli u vrenjt dhe filloi shiu. Mami dhe babi morën mushamanë dhe të katër u strehuan nën të. – Po tani? Kaq ishte pikniku ynë? – u ankua Vesa e vogël.Pas pak shiu pushoi. Retë u shpërndanë dhe në qiellin e pastër u shfaq një ylber i bukur. Ky është pikniku me ngjyrat më të bukura që kemi bërë ndonjëherë, – thirri Vesa, duke përplasur duart.Vesa dhe familja e saj shëtisin çdo të diel. Kur moti është i ngrohtë e me diell, ata dalin për piknik në pyll. Zgjedhin një vend të qetë dhe shtrojnë një mbulesë mushamaje rozë, që Vesës i pëlqen shumë.Shkruajmë30

