Page 34 - Demo
P. 34
PRANË DHJETËSSapo Çapaçuli u kthye nga shkolla dhe hyri në oborrin e shtëpisë, të dy këndesat e pritën me një “ki-ki-ri-kiii” të gjatë. Pulat kakarisën plot shend e verë. Qeni me një vesh të prerë e braktisi koliben dhe i doli përpara. Maçoku iu fërkua pas këmbëve me një mjau-mjau shumë të dashur. Çapaçuli mendoi: “Ndoshta, edhe këtyre ua ndien zemra se sa i gëzuar jam sot”.Hyri brenda në shtëpi duke fërshëllyer në kulm të haresë.E ëma e kuptoi menjëherë, me zemrën e nënës, se Çapaçuli ishte kthyer nga shkolla shumë i lumtur. Nëna i doli përpara:– O Çapaçuli im i shtrenjtë, o xhan! Ç’lajm të mirë do të më japësh sot?Çapaçuli e pa në sy dhe foli me një zë plot krenari:– Sot kam qenë shumë afër dhjetës. E ëma e përqafoi e mallëngjyer.fërshëllej – nxjerr një zë të hollë e të mprehtë, duke fryrë fort me buzët e mbledhura.Fjalë të rejaLexojmëT r e g i m32

