Page 36 - Demo
P. 36


                                    Dje në shkollë, gjatë pushimit të madh gjetëm një kotele të braktisur në oborr.E zbulova unë. Fillimisht më zuri veshi një mjaullimë, pastaj u përkula dhe pashë që, poshtë gjetheve, ishte një kotele. Dukej si një topth i vogël portokalli, me sy gjelbëroshë.– Mac, mac, – e ndolla, po kotelja kishte frikë dhe u fsheh edhe më thellë pas gjetheve.Atëherë, shkova të thërras shokët dhe mësuese Mikelën. Edhe pse kotelja mjaullinte dhe gërvishtte me kthetra, mësuesja arriti ta merrte në krahë. Dridhej e tëra.Ne donim ta mbanim në shkollë, por mësuesja tha se ndoshta do të ishte më mirë që kotelja të gjente një familje.NË SHKOLLË ËSHTË THËRRIMJAPlotëso me kuptimin e saktë të fjalëve.kotele: mace e madhe, mace e vogël. ndjell: thërras, gjej. thërrime: copëza buke, copëza letre.Fjalë të rejaLexojmëT r e g i m34
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40