Page 39 - Demo
P. 39
KUSH URDHËRONE pyeta një ditë një vajzë të vogël:– Kush urdhëron në shtëpinë tuaj?Më vështroi e heshtur.– Thuamë, kush urdhëron te ju, babi apo mami? – e pyeta përsëri.Vajza më vështroi sërish dhe nuk u përgjigj.– Do të flasësh, apo jo? Cili është i parë te ju?Ajo më vështroi prapë në heshtje.– Mos vallë nuk e di ç’do të thotë të urdhërosh?– E di, si nuk e di!– Nuk e di ç’do të thotë i parë?– Patjetër që e di.– Hë pra, ma thuaj!Më vështroi dhe heshti. Mos duhet të nxehesha vallë?Ndoshta ishte memece, e gjora vajzë. Papritur, ajo u turr me vrap në fund të kopshtit.Së andejmi, duke buzëqeshur thirri:– Te ne nuk urdhëron askush, sepse ne duhemi shumë.Xh. Rodarii heshtur – i pafjalë.memec – njeri që nuk flet. Fjalë të rejaGjej në tekst pyetjet që i bën i moshuari vajzës së vogël.Gjej në tekst përgjigjet që i dha vogëlushja të moshuarit.Nënvizo përgjigjen e fundit të vajzës.Shkruaj pesë nga fjalët më të bukura që përdoren në familjen tënde.da_______ shp__________ ze______ _________ _________SHKRUAJLEXOJ DHE KUPTOJ A të pëlqen përgjigjja e vajzës? Pse?Shëno me ose shkruaj një përgjigje tjetër.Si janë marrëdhëniet në familjen tënde? plot dashuri në harmoni të ngrohta____________ Si ndihesh ti në familjen tënde? i përkëdhelur i gëzuar i sigurt____________REFLEKTOJLexojmë T r e g i m37

