Page 40 - Demo
P. 40


                                    Udhëheqësit e vendeve të botës besojnë se fëmijët janë të veçantë. Ata kanë premtuar se do të kujdesen që fëmijët të mos i lëndojë kush dhe të rriten të shëndetshëm. Organizata e Kombeve të Bashkuara (shkurt OKB) është një organizatë, ku udhëheqës nga të gjitha vendet e globit takohen e flasin se si ta bëjnë botën një vend të sigurt.Udhëheqësit u takuan dhe shkruan një dokument, që u quajt Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Në këtë dokument thuhet se fëmijët kanë të drejta të rëndësishme.Këto të drejta duhet t’i gëzojë çdo fëmijë në botë. Njerëzit që kanë përgjegjësi për fëmijët, duhet të punojnë që t’i bëjnë ata të lumtur, t’i mbrojnë dhe t’i arsimojnë.Fëmijë, ju i keni këto të drejta, pavarësisht se kush jeni, cilët janë prindërit tuaj, çfarë ngjyre ka lëkura juaj, çfarë gjuhe flisni, nëse jeni apo jo me aftësi të veçanta, nëse jeni të pasur apo të varfër, nëse jeni vajzë apo djalë etj.TË RRITURIT MENDOJNË PËR NEÇfarë kanë premtuar udhëheqësit e vendeve të botës?Cilin dokument shkruan ata?Çfarë janë të drejtat e fëmijëve?Kush duhet të punojë për t’ua siguruar fëmijëve këto të drejta?Shkruaj tri të drejta të tjera që gëzon ti.SHKRUAJLEXOJ DHE KUPTOJ Shëno me nëse ti e gëzon këtë të drejtë. Kam të drejtë të kem një emër.  Kam të drejtë të kem një familje. Kam të drejtë të arsimohem. Kam të drejtë të luaj e të dëfrehem.  Kam të drejtë të shpreh lirshëm mendimet e mia.REFLEKTOJudhëheqës – ai që organizon dhe drejton një veprimtari.organizatë – grup njerëzish që bashkohen për të kryer një detyrë të caktuar.dokument - diçka e shkruar ose e vizatuar, që ka vlerë. Fjalë të rejaLexojmë38
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44