Page 42 - Demo
P. 42
Një ditë, mami e pyeti Erlën nëse donte të shihte fotografitë e saj kur ishte e vogël. Sapo dëgjoi këto fjalë, Erla vrapoi tek albumet e fotografive dhe rrëmbeu albumin e saj.Të dyja nisën ta shfletojnë ngadalë.– Në këtë fotografinë këtu, – theu heshtjen mami, – jemi ne të dyja, por ti nuk dukesh se je në barkun tim. E shikon mamin sa e shëndoshë është?– Flisnim ne të dyja, o mami, kur unë isha në barkun tënd? – pyeti Erla papritur.– Flisnim, por jo me fjalë. Ti më dërgoje sinjale me duar e me këmbë dhe unë i përkëdhelja ato. Kjo fotografia këtu, është bërë kur ti sapo kishe lindur.– Si isha unë atëherë? – pyeti Erla.– E vogël, me sy bojë qielli, me pak flokë në majë të kokës. Ishe një bebe bullafiqe që vetëm qeshje. Në këtë fotografinë këtu, ke dalë ditën kur mbushe një vjeç. Ndërsa në këtë tjetrën, kur nise të ecësh me këmbët e tua. Sa shumë jam gëzuar atë ditë! E di cilat kanë qenë fjalët e tua të para, Erla?– Cilat? – pyeti vajza duke parë nënën në sy dhe duke buzëqeshur.– Ba, mam, uu, lele, mele, bubu.Erla u shkri së qeshuri me fjalët që kishte thënë për herë të parë.– Në këtë fotografinë këtu, me fustan të kuq, ke dalë ditën e parë, kur ke shkuar në kopsht. Me vete more edhe kukullën. Nuk doje ta hiqje nga dora. Atë ditë të gjithë të përcollëm në kopsht: unë, babi, nëna, gjyshi, halla.SA SHUMË JAM RRITUR!album – lloj libri i veçantë për të ruajtur fotografitë. sinjal – shenjë që jepet me tinguj, drita ose lëvizje.Fjalë të rejaLexojmëT r e g i m40

