Page 43 - Demo
P. 43
– Po si u rrita unë kaq shumë? – pyeti përsëri vajza mamin e saj.– Po ja, ditë pas dite, orë pas ore, duke ngrënë, duke luajtur, duke mësuar, me shumë dashuri dhe përkëdhelje.– Pa shikoje edhe këtë fotografinë këtu, Erla. Të kujtohet?– Po mami, dita e parë e shkollës. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë.– Ruaje këtë album, bijë. Këtu janë vitet e tua të fëmijërisë. Pasi mbaruan së pari albumin, Erla e mori, e mbylli dhe e futi në sirtar, duke iu drejtuar mamit:– Faleminderit, mami, për këtë dhuratë kaq të bukur. Sa shumë jam rritur!Do ta ruaj për gjithë jetën si një thesar këtë album.M. ÇanoRenditi fjalitë sipas radhës së kryerjes së veprimeve në tekst, duke vendosur numrat nga 1 në 4.Mami i tregon Erlës ngjarje nga historia e familjes.Në album ka fotografi të Erlës.Erla çuditet kur sheh veten nëpër fotografi.Mami e këshillon t’i ruajë fotografitë.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJPo ti, si ndihesh kur shikon fotografitë e tua?Cila është fotografia që të pëlqen më shumë? Pse? Trego me ç’ngjarje ka lidhje ajo.Bëni albumin tuaj të fotografive.VEPRIMTARI41

