Page 45 - Demo
P. 45


                                    – Mami, a jam e bukur unë?Thotë mami:– Shumë, shumë.– Jam si lule?– Më e bukur,se je lule edhe flutur.– Jam si zog?– Je kanarinë,këng’ e ledha mbush shtëpinë.– Jam si yll?– Më shumë je,në çdo sy një yll ti ke.– Jam si hënë?– Jo, je diell,dritë ti mua më sjell.– Jam si zemër?Jo, je jetë,je më shumë se unë vetë.A. MamaqiPYETJE PËR MAMINMe çfarë e krahason veten vajza?Si e shpreh nëna dashurinë për të bijën? Me se e krahason nëna vajzën?Trego disa nga përkëdheljet që merr nga nëna gjatë ditës.Si ndihesh nga përkëdheljet e saj? Shkruaj tri fjalë që përdorin prindërit për të treguar dashurinë që kanë për ty.Shkruaj tri fjalë që ti i përdor për t’u shprehur dashurinë prindërve.Vizato një lule, një zemër, një diell, një flutur. Brenda tyre shkruaj nga një fjalë të bukur për nënën tënde.REFLEKTOJSHKRUAJLEXOJ DHE KUPTOJ Lexojmë V j e r s h ë43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49