Page 47 - Demo
P. 47


                                    Të shtunave, unë dhe babushi im rrimë gjithë ditën bashkë. Gatuajmë gjëra të mira të dy tok. Ai përgatit krepa, kurse unë rrah vezët dhe i bëj si mal bore. Kur ai do që të lajë makinën, e ndihmoj edhe unë. Zakonisht, laj gomat e saj, sepse babushi më thotë që jam kampion i vërtetë për këtë punë. Në mbrëmje, ai më mbulon mirë e mirë. Dhe pasi jam rehatuar në shtrat, i tregoj dhëmbët.– Oh, oh! Mbylle gojën, se të shkëlqejnë kaq shumë dhëmbët, sa më dhembin sytë! Pastaj më përqafon fort e fort dhe më thotë: – Të kam xhan. Gjumë të ëmbël, i vogli im!Dhe unë mendoj me vete se babushi im është më i miri në botë. Kjo është e vërtetë! K. ParkerBABUSHI IMkampion – ai që zë vendin e parë në një garë.tok – së bashku.Fjalë të rejaMe cilët nga të afërmit e tu i bën gjërat që të pëlqejnë?Si e shprehni dashurinë për njëri-tjetrin?Cilët janë personazhet e këtij tregimi?Çfarë bëjnë bashkë ata? Si është dita e shtunë për ta?Cilat janë fjalët e ëmbla që babai i thotë djalit?Po djali, ç’mendon për babain e tij?REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ Shkruaj çfarë do të dëshiroje të bëje me prindërit në kohën e lirë.SHKRUAJLexojmë T r e g i m45
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51