Page 50 - Demo
P. 50


                                    supermarket – dyqan i madh.kasë – vendi ku bëhet pagesa.kumbon – dëgjohet gjithandej.altoparlant – aparat që shërben për të përforcuar tingujt e për t’i përhapur larg.Shëno me përgjigjen e saktë.Vajzat e këtij tregimi quheshin:Valentina Sara Viola. Vajzat: ishin motra, njiheshin më parë, u takuan për herë të parë në supermarket.Vajzat: kishin humbur, kishin lënë takim. Vajzat: kërkuan ndihmë, nisën të qajnë. Vajzat i ndihmoi: arkëtarja, disa njerëz që ndodheshin aty. Fjalë të rejaPasdite shkova në supermarket me mamin. Supermarketi ishte mbushur plot e përplot me njerëz.U ndala një çast para një vitrine dhe kur ngrita kokën, mami nuk ishte më pranë meje.Hodha sytë në detin e njerëzve që më rrethonin, por ajo ishte zhdukur. Pikërisht në atë çast, një vogëlushe, ndoshta pesë vjeçe, më zuri për dore.Sytë i kishte të përlotur dhe me gjysmë zëri tha: – Jam Sara. Kam humbur babin. A do të më ndihmosh ta gjej?– Unë jam Valentina. Edhe unë nuk po e shoh mamin. Eja t’i kërkojmë së bashku prindërit! – i thashë.Shtrënguam duart dhe u drejtuam të dyja për te kasa.Nuk vonoi dhe emrat tanë kumbuan mes rafteve nga një altoparlant. Prindërit tanë erdhën me vrap, të shqetësuar.NË SUPERMARKETLEXOJ DHE KUPTOJ LexojmëT r e g i m48
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54