Page 56 - Demo
P. 56


                                    Sapo u kthyen nga shkolla, Tomi dhe Anika filluan të visheshin bukur për festën e Pipit. Anika iu lut mamit që t’ia bënte flokët kaçurrela. Mami jo vetëm që ia përdrodhi, por edhe i lidhi një fjongo të kuqe mëndafshi midis kaçurrelave. Ndërsa Tomi i lagu flokët përpara se t’i krihte, që t’i kishte të shkrifët. Nuk i pëlqente aspak t’i mbante kaçurrela. Anika donte të vishte një fustan që i dukej më i bukur dhe që e kishte veshur edhe herë të tjera në raste gëzimesh. Mamaja i tha se do të ishte më mirë të shkonte te Pipi me një fustan që nuk e kishte veshur herë tjetër. Ajo pranoi të vishte një fustan të ri. Ata kishin blerë një dhuratë për Pipin, por e ruanin si një sekret. Paratë e dhuratës i kishin nxjerrë nga poçja prej porcelani, ku mbanin kursimet e tyre. Dhuratën e kishin paketuar në një pako të gjelbër, të lidhur me fjongo mëndafshi. Kur u bënë gati, Tomi mori pakon e të dy bashkë u nisën me këshillat e mamit në mendje që të ruheshin e të mos i bënin pis rrobat. Kur arritën, Tomi trokiti lehtë te dera. Pas pak, Pipi e hapi derën.PIPI FESTON DITËLINDJENporcelan – lëndë e bardhë me shkëlqim, e cila përdoret për të bërë pjata, filxhanë etj.kursime – para të mbledhura, të ruajtura në një vend të veçantë.flaut – vegël muzikore.Shëno me përgjigjen e saktë.Po festohej ditëlindja e:Pipit, Anikës, Tomit. Fëmijët veshën rroba:të zakonshme, të reja, festive. Ata e paketuan dhuratën në një pako:me fjongo jeshile, me fjongo mëndafshi, jeshile. Pipi i priti miqtë e saj në:kuzhinë, korridor, oborr. Shtëpia e Pipit ishte:e ndriçuar dhe e ngrohtë, e mbushur plot me fëmijë, e mbushur plot me lodra. Pipi kishte bërë dhuratë për:Anikën, Tomin, të dy bashkë. LEXOJ DHE KUPTOJ Fjalë të rejaLexojmëT r e g i m54
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60