Page 57 - Demo
P. 57
Çfarë mrekullie! Ishte një vend i ndriçuar shumë bukur dhe shumë i ngrohtë. Tomi u përkul dhe Anika bëri një nderim të thellë, pastaj i zgjatën Pipit pakon e gjelbër, duke i thënë: – Kemi nderin t’ju sjellim urimet tona më të mira.Pipi i falënderoi dhe e hapi pakon me padurim, gjersa u shfaq... një lodër muzikore! Pipi u bë si e çmendur nga gëzimi dhe i përqafoi me dashuri Tomin dhe Anikën. – Miqtë e mi të shtrenjtë, edhe unë do t’ju bëj nga një dhuratë, – tha Pipi dhe menjëherë vrapoi në sallon për të marrë dy pako që i kishte lënë mbi raft. Kur Tomi hapi pakon e tij, gjeti aty brenda një flaut të vogël. Në pakon e Anikës kishte një karficë në formë fluture. Në krahët e fluturës ishin vendosur gurë të shndritshëm, të kaltër dhe të gjelbër. Tani të gjithë i kishin marrë dhuratat e tyre. A. LindgrenLidh me shigjetë.Pipi mori karficë me gurë.Anika mori flaut.Tomi mori lodër muzikore.Cili nga personazhet të pëlqen më shumë? Pse?Trego për përgatitjet që bën kur shkon të festosh ditëlindjet e miqve të tu.Luani në role pjesën.REFLEKTOJSHKRUAJ55

