Page 59 - Demo
P. 59
Çfarë është fjalori?Përse shërben ai?Si janë radhitur fjalët në fjalor?Sa lloje fjalorësh kemi?A di ta përdorësh fjalorin?Gjej në fjalor kuptimin e fjalëve: libër, emocion, argëtohem. Shkruaj në fletore kuptimet e tyre.LEXOJ DHE KUPTOJ Fjalori është shtëpia e fjalëve. Ai na ndihmon për të gjetur kuptimet e fjalëve që nuk i njohim. Në fjalor, fjalët janë radhitur sipas alfabetit.Sipas numrit të fjalëve që përmbajnë, fjalorët ndahen: në fjalorë të vegjël dhe fjalorë të mëdhenj. Fjalorët që shpjegojnë kuptimin e fjalëve të një gjuhe të vetme, quhen fjalorë njëgjuhësh (Fjalor i gjuhës shqipe). Ndërsa ata që na ndihmojnë të gjejmë kuptimin e një fjale nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, quhen fjalorë dygjuhësh (Fjalor anglisht-shqip). Fjalorët mund t’i gjejmë jo vetëm në formën e librit, por edhe në kompjuter. Fjalorët janë shumë të dobishëm, pasi nëpërmjet tyre shtojmë njohuritë tona gjuhësore.Si ta përdorim fjalorin:1. Hape fjalorin në faqen e shkronjës me të cilën nis fjala që po kërkon.2. Zbrit nëpër rreshta derisa të gjesh fjalën që kërkon.FJALORI, SHTËPIA E FJALËVEREFLEKTOJSHKRUAJShkruaj në fletore emrat e shokëve të klasës sipas rendit alfabetik.Lexojmë57

