Page 61 - Demo
P. 61


                                    Njëherë, një baba i tha vogëlushit të tij: – Të lutem, shko një vrap deri në postë dhe më bli tridhjetë pulla.Mami shtoi: – Kur të kthehesh, shko në ëmbëltore dhe merr tri biskota.Vogëlushi doli me paratë në dorë. Posta nuk ishte larg. Rrugës, pa fëmijë të tjerë që po luanin dhe ndaloi t’i shikonte një copë herë. Pastaj u fut edhe vetë në lojë. Natyrisht, pas lojës shkoi në postë. Bleu tri pulla dhe në ëmbëltore bleu tridhjetë biskota, të paketuara në dy kuti që mezi i mbante.Babai, duke qeshur, thirri: – Oh, duhet t’i ngjis biskotat në zarfet e letrave që do të dërgoj! Edhe mami ia plasi gazit. U ulën që të tre dhe hëngrën biskota derisa u dhembi barku. U. UolfelBISKOTA DHE PULLA POSTEpostë – zyra që shërbejnë për dërgimin dhe shpërndarjen e letrave, pakove etj.pullë – copë letre katërkëndëshe, me një figurë dhe me emrin e shtetit të shtypur në të, që ngjitet mbi një letër, kartolinë etj. Shëno me përgjigjen e saktë.Babai e porositi djalin për të blerë:30 pulla, 3 pulla. Djali bleu:3 pulla e 30 biskota,30 pulla e 3 biskota. Prindërit:e qortuan, qeshën me të madhe. Djali ngatërroi porositë, sepse:u hutua në lojë, ngatërroi dyqanet.Djali na bën të qeshim, sepse:është rrëmujaxhi, është i pavëmendshëm.Kjo ndodhi është:gazmore, e trishtueshme. A të ka ndodhur edhe ty ndonjë ndodhi e ngjashme?Tregoje.Mendo një mbyllje tjetër për këtë tregim.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJFjalë të rejaLexojmë T r e g i m59
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65