Page 62 - Demo
P. 62


                                    Humori dhe e qeshura e zbukurojnë jetën e njeriut.Fëmijët qeshin me gazmore të thjeshta, me gjëegjëza, me lojëra fjalësh e vizatime të çuditshme.E qeshura e bën jetën më zbavitëse.GAZMORE PËR FËMIJËBabi:- Çfarë po vizaton, Juna?Juna:- Një lepur, babi.Babi:- Lepur? Po ai nuk ka veshë! Ku janë veshët e tij?Juna:- Ata janë ende në kutinë e bojërave, babi.Arditi i thotë Erës:- Sot në librari kam gjetur një libër, që do të m’i zgjidhë të gjitha problemat.Era:- Si e ka titullin?Arditi përgjigjet:- “Si të zgjidhësh gjysmën e problemave”.Era e pyet:- Po për të zgjidhur gjysmën tjetër tëproblemave, si do t’ia bësh?Arditi:- Prandaj bleva dy libra.Ardi:- A thua të ketë njerëz atje lart, në yje? Elda:- Patjetër, përderisa i ndezin dritat çdo natë.Irma:- Më duket se më hoqe dhëmbin e shëndoshë!Dentisti:- Ki pak durim, se do t’i vijë radha edhe dhëmbit të sëmurë.Artani:- Beni, a e zgjidhe problemën e matematikës?Arbeni:- Po. Artani:- Sa të doli përfundimi?Arbeni:- Nuk e di. Prit pak, sa të pyes babin.1. Dëgjo/lexo gazmoret. Diskuto rreth secilës prej tyre:Cila ishte pyetja që i bëri babi Junës?Si t’u duk përgjigjja e Junës?Cila ishte pyetja e Ardit për Eldën?Të pëlqeu përgjigjja e Eldës?Mendon se duke blerë dy libra, Arditi gjeti zgjidhjen e të gjitha problemave? 2. Cila nga gazmoret e mësipërme të pëlqeu më shumë? Pse?3. Di ndonjë gazmore tjetër? Tregoje.Luani në role gazmoren e Arditit me Erën.1234Dëgjojmë60
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66