Page 70 - Demo
P. 70


                                    Eri ishte një fëmijë shumë i vetmuar. Banonte në periferi të qytetit, në një shtëpi të kuqe, me derë blu, pranë një lëndine të madhe. Ai ishte i trishtuar, sepse rrinte vetëm. Rrinte vetëm, sepse mendonte se ishte më i miri nga të gjithë, se dinte gjithçka dhe se nuk kishte asgjë për të mësuar nga fëmijët e tjerë.Prandaj, Eri nuk kishte shokë. Por një ditë, në lëndinën e madhe pranë shtëpisë takoi një fëmijë të moshës së tij, që i buzëqeshte me çiltërsi.Eri ndjeu t’i ngrohej zemra. Që nga ajo ditë, ai nisi t’i ftonte fëmijët e lagjes për të luajtur në lëndinën pranë shtëpisë. Kur shikonte ndonjë fëmijë të vetmuar, i afrohej dhe i tregonte historinë e tij.Ai e kishte kuptuar tashmë se, me shumë shokë, bota bëhet më e bukur. MES SHOKËSHLEXOJ DHE KUPTOJ Shëno me përgjigjen e saktë.Pse Eri rrinte gjithmonë vetëm? Sepse pranë tij nuk banonte asnjë fëmijë tjetër.Sepse mendonte se nuk kishte nevojë për të tjerët.Sepse ishte i ndrojtur.Kush e ndihmoi Erin që të kapërcente mërzitjen? një vajzë një zonjë e moshuar një djalëÇ’gjë të rëndësishme kuptoi Eri?Është më mirë të rrish vetëm.Nuk është e nevojshme të kesh miq.Është më bukur kur ke shumë miq.REFLEKTOJSi mendon, a është e rëndësishme të kesh miq? Po ti, miqësohesh shpejt apo je i/e ndrojtur?Ke ndonjë shok apo shoqe të ngushtë?LexojmëT r e g i m68
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74